Një 46-vjeçar në Shijak ka plagosur me thikë një tjetër person. Policia njofton se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

 

33-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vënë pas autorit të ngjarjes.

 

“Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,  shtetasi K.G, 46 vjeç  dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

 

Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *