E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shërbimi shëndetesor i bllokuar/ PD: S’mund t’i mohohet ndihma mijëra të sëmurëve

Partia Demokratike ka denoncuar mbylljen e sherbimeve per te semuret kronike ne spitalet e vendit.

Anetari i grupit te eksperteve qe opozita ka ngritur per virusin, Gazmend Koduzi ka kerkuar hapjen e te gjitha spitaleve, pasi piku i pandemise ka kaluar.

Opozita sjell shembullin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili nuk ofron asnje sherbim sepse kuron pacientet me koronavirus. Sipas PD, eshte e pajustifikuar qe per 5 paciente me Covid-19, Sanatoriumi te mos ofroje asnje sherbim tjeter.  

“Vendimi skandaloz i Edi Ramës për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave të rënda: përkeqësimin e shëndetit, megjithëse nuk janë të prekur nga covid-i ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në sektorin privat”, deklaron Partia Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë