E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shërbimi Sekret Amerikan qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Një person, i cili ishte i armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë është qëlluar dhe plagosur nga Shërbimi Serket amerikan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (me kohën lokale).

Reklamë

Shërbimi Sekret ishte kontaktuar të shtunën nga policia lokale, e cila tha se një” “individ i rrezikshëm” mund të kishte udhëtuar për në Uashington nga Indiana, sipas deklaratës.

Anëtarët e Shërbimit Sekret gjetën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17 dhe F në Uashington rreth mesnatës, thuhet në deklaratë.

Reklamë

Automjeti ishte parkuar pranë ndërtesës së Zyrës Ekzekutive të Eisenhower, e cila është ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.

Automjeti i të armatosurit

“Ata panë gjithashtu një person në këmbë që përputhej me përshkrimin”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa oficerët u afruan, burri mori një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur. Burri u qëllua nga personeli ynë”.

Burri, mosha dhe emri i të cilit nuk dihen, u dërgua në një spital të zonës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Personeli i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë konfrontimit, tha shërbimi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë