E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shërbente kokainë në lokal, kapet 32 vjeçari në “Astir”

Policia e komisariatit nr.6 në Tiranë goditi një rast të shpërndarjes të drogave të forta.

Operacioni “Astiri” u zhvillua në zonën e Unazës së Re.

Reklamë

Në pranga ra 32-vjeçari me iniciale A.T.  banues në Tiranë, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

 

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
dy shishe me përzierës lënde narkotike;
peshore elektronike;
dy aparate celulare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë