E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shënohet 1 viktimë nga COVID, ja sa raste të reja u zbuluan sot në vend

Shqipëria ka regjistruar sërish një viktimë nga COVID gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu, janë regjistruar 139 raste të reja nga 4232 testime të kryera.

 

Pacienti që ndërroi jetë ishte një 79-vjeçar nga Durrësi.

 

Reklamë

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar 25 qytetarë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             319

Shkodër          137

Elbasan           89

Vlorë               83

Fier                  57

Berat               48

Lezhë              44

Durrës             34

Kukës              24

Korçë               18

Gjirokastër       17

Dibër                 6

Vazhdo të lexosh

Reklamë