Rajoni
Shënohen dy viktima nga koronavirusi sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar dy viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 78-vjeçare dhe një 77-vjeçar nga Tetova, të dy vuanin nga sëmundje kronike. Në total, numri i vdekjeve ka arritur në 106.
Autoritetet kanë raportuar këtë të martë 22 raste të reja me koronavirus nga 533 teste të kryera.
Nga ana tjetër, në total janë shëruara 1,351 pacientë, ndërsa aktualisht aktive janë edhe 382 raste.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




