Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar përvjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ditën e 5 shtatorit e konsideron si kremtim të punës dhe jetës së jashtëzakonshme të Nënë Terezës.

 

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores. Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

 

Shkrimi i ambasadës vijon duke vlerësuar veprimtarinë e Nënë Terezës për botën dhe njerëzit në nevojë.

 

“Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë”, përfundon shkrimi.

 

Si sot 7 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna më humane për njerëzit e varfër, fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *