Subscribe

Situata e pandemise sipas opozites eshte alarmante dhe po shkon drejt kolapsit. Ish-deputetja e Partise Demokratike, Orjola Pampuri tha se pacientet po lihen rrugeve pa ndihme, duke iu kushtuar edhe jeten.

Në një deklaratë për mediat, Pampuri se ndarja nga jeta e 53-vjeçarit pas 3 ditëve sorollatje nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit. Sipas ish-deputetes, përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë.

“Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë. Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit! I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij. Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror. Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur. Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante! Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie.Bashkë me kolegë të tjerë, kemi qenë tek i ashtuquajturi spital COVID 4, që në muajin korrik, për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë të marrë masa urgjente.”

Sa i përket hapjes së COVID 3, Pampuri shkruan se nuk është një spital, po ish-pavijon i urologjisë, i cili mund të akomodojë vetëm 22 persona.

“Sot mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 më të vërtetë nuk është një spital. Është ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 22 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet. Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për përballimin e situatës. I kemi treguar rrugën që në 11 mars, 2 ditë pas shpalljes së rastit të parë me COVID. Nuk bëri asgjë, përveçse nxori tanket në rrugë dhe gjobiti njerëzit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *