E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shemsi Prençi jep dorëheqjen si këshilltar i Metës për Çështjet e Emergjencave

Dorëhiqet këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile të Presidentit, Shemsi Prençi. Lajmin e dha vetë kreu i shtetit, Ilir Meta.

Teksa e falenderoi për korrektësinë dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara, Meta u i uroi suksese në angazhimet e së ardhmes.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen. E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizmin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë