Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se këtë të enjte ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka argumentuar ndërmarrjen e këtij vendim.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit theksoi se shqiptarët rrezikojnë të humbasin një pasuri kombëtare dhe e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese shembjen e TK.

Meta u shpreh se nuk i përket qeverisë a bashkisë e drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë.

 “Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashksië së Tiranës Teatrin Kombëtar. Për fat të keq, Këshilli i Ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që Bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja. Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Përmes togfjalëshit ku citohet “ndërtimi i një godinë bashkëkohore” dhe se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë qëllimin e ndërtimit, ne thelb edhe ky akt mbulohet nën argumentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qendror te ai vendor dhe përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese.”

Sipas Presidentit, kalimi i Teatrit në pronë të Bashkisë Tiranë “me qëllim të paracaktuar për t’u prishur” është në shkelje të Kushtetutes, ndërsa shtoi se i përket vetëm Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje.

“Teatri ka një status të veçantë pasi është kompleks godinash për shkak të interesit që ka, nuk është vetëm çështje e një qeverie dhe bashkie por çështje ndjesie. është pasuri e paluajtshme publike, dhe ka tjetër status dhe regjim. Qëllimi në thelb e ka të njëjtë, edhe në ligjin 37 të 2018 për shembjen e Teatrit, duke bërë që të ketë implikime të njëjta. Në një rend demokratik duhet që shteti të ruajë të gjitha asetet e pasuritë kulturore. në praktikat e një qeverisje demokratike përpjekjet për shkatërrimin e këtyre pasurive janë shprehje e një pakice për një çështje në nivel kombëtar. Kalimi tek Bashkia me qëllim të paracaktuar për t’u prishur është në shkelje të Kushtetuese. Qeveria dhe Bashkia duhet të krijojnë mjedise në dobi të interesave, duke krijuar godina të reja por njëkohësisht të ruajë të vjetrat. Janë pjesë e pandashme e artit, ku prej vitesh është prodhuar art skenik që përbën trashëgimi kulturore dhe duhet mbrojtur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *