Te paktën 200 punëtorë mund të jenë vrarë, pasi një tunel në ndërtim e sipër u rrënua në vendin e provës bërthamore të Koresë së Veriut.
Sipas mediave japoneze, rreth 100 vetë u bllokuan brenda tunelit të papërfunduar në vendin e testimit Punggye-ri kur ndodhi shembja. 100 persona të tjerë mund të jenë vrarë gjatë përpjekjes për të shpëtuar te bllokuar në jug të malit Mantapsan.
Raporti është publikuar nga mediat japoneze dhe nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur ngjarja – megjithëse një zyrtar ka përmendur datën 10 tetor.
Ekspertët kanë paralajmëruar se vendi ku ndodhej tuneli është i paqëndrueshëm, pas gjashtë testeve bërthamore, duke përfshirë edhe atë më të fundit në shtator.
Seria e tërmeteve në shkallë të vogël pasoi testimin dhe mendohet se tuneli mund të jete ndërtuar për te zhvendosur provat bërthamore ne nje pjese tjeter te malit.





