E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shembet soleta e pallatit gjatë hedhjes së betonit në Kashar/ Plagoset punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kasharit.

 

Bëhet me dije se soleta e një pallat është shembur dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor. Shtetasi P.A, 50 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, menjëherë ai është nisur drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Reklamë

Nga informacionet paraprake mësohet se soleta është shembur gjatë hedhjes së betonit.

 

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë