E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shembet kantieri i ndërtimit në Firence, tre punëtorë të vdekur, dy të zhdukur nën rrënoja

ITALI – Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një kantieri ndërtimi në Firence. Tre të tjerë u plagosën, ndërsa dy rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas mjekëve, jeta e të plagosurve nuk është në rrezik. Prej mëngjesit po punohet për gjetjen e personave të zhdukur, të cilët ende nuk kanë kontaktuar me ekipet e shpëtimit.

Reklamë

Përveç përpjekjeve të zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po përdoren edhe qen të trajnuar posaçërisht për gjetjen e tyre.

Në momentin e shembjes, ngjitur me kantierin e supermarketit në ndërtim, ndodhej edhe një autobus shkolle plot me fëmijë. Për fat të mirë, ata janë të gjithë të sigurt.

Tre sindikatat më të mëdha të Italisë, Cgil, Cisl dhe Uil, kanë thirrur një grevë dy-orëshe këtë pasdite në të gjithë rajonin e Toskanës në shenjë proteste dhe zemërimi për këtë incident me fund dramatik në vendin e punës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë