Politikë
Shemben pallatet në Kombinat/ Rama premton se do të sigurohen shtëpitë dhe dyqanet për biznesin

Ka nisur sot shembja e 9 pallateve të vjetra në lagjen Kombinat të Tiranës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe u klasifikuan si të pabanueshme.
Aksioni po zhvillohet ndërkohë që banorët janë zhvendosur në shtëpi me qira dhe familjet kanë marrë bonuset përkatesë.
Në nisjen e punimeve ishte i pranishem edhe kryeministri Edi Rama, i cili pa nga afër dëmtimet e objekteve eurine e punimeve.
Rama siguroi banorët se me ndërtimet e reja do të sigurohen apartamente si dhe ambiente biznesit për ata që kishin dyqane apo njësi të tjera shërbimi.
Reklamë
Në total janë 23 pallate që do të shemben, për t’ua lënë vendin objekteve të reja.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




