Opozita është kthyer në kuvend, një vendim që është marrë gati një javë para protestës së madhe të 16 shkurtit, pas nje kohe te gjate bojkoti.

 

Këtë të enjte në Real Story, me Sokol Ballën të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me atë çfarë pritet të sjellë kjo protestë e paralajmeruar nga opozita e cila ben thirrje per ngritjen dhe rezistencen qytetare kunder qeverise aktuale.

 

Tomor Alizoti, anëtar i kryesisë së PD-së, është shprehur se rikthimi i tij në PD nuk ka lidhje me asnjë lloj me paktin, gjithashtu ai ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni të kandidaturës së tij, emri në listë për të ka qenë surprizë.

 

“Unë isha në emrat e kryesisë dhe ishte surprizë për mua. Nuk kam pas asgjë në lidhje me Bashën dhe nuk lëviz në qëndrimet e mija ndaj tij. Unë mendoj se në këtë rast nuk flitet për një marrëdhënie personale por një marrëdhënie institucionale. Nuk mendoj se është kaq i rëndësisëm Alizoti por që opozita të marrë rrjedhën e saj dhe PD të arrijë të bëjë bashkimin e saj.”

 

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi nga Real Story është shpehur se opozita dhe nismat e saj nuk janë vetm protesta e 16 shkurtit. Protesta do të jetë vetëm fillimi i ndryshimit 360 gradë e opozitës.

“16 shkurti eshte nje test i madh per te gjithe opoziten, por padyshim qe eshte detyra kryesore e Lulzim Bashes. Por jo vetem protesta, mjet i opozites, është parlamenti, komisioni ku denoncohet, pjesa mediatike dhe raporti me ndërkombëtarët. Sipas momentit secilanga këto armë nderon më shumë. Ne do të ulim gardhin që ta kapërcejnë të gjithë, unë shpesh ju kam bërë thirrje për beteja më të mëdha. Kur janë bërë kthesa të mëdha ska qenë vetëm një numeratore ska rëndësi vetëm sasia por cilësia.Protesta nuk matet me filozofi por me numra. Ftoj te gjithe qytetaret qe te bashkohen.”

 

Ndër të tjera Shehi në fjalën e tij ka theksuar se ndryshimi i pushtetit do bëhet vetëm me anë të votës dhe me zgjedhje që janë të lira dhe të çliruara, pasi është e rëndësishme që sistemi te rregullohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *