Subscribe

Në emisionin “Quo Vadis”, Dashamir Shehi u pyet nëse mendon se Jozefina Topalli dhe Astrit Patozin do t’u bashkohen në “luftën kundër Ramës”.

Përtej konflikteve dhe akuzave, sipas tij, ka ende hapësirë për bashkëpunim.

“Mendoj që deri në fund ka shans për bashkëpunim. Nese do t’i kthehemi realitetit demokratik dhe të flasim me terma konkrete siç folëm 30 vjet më parë, i bie do ta pranojmë Bashën me gjithë defektet e tij. Ate kemi. Unë e gjykoj që përtej sherreve, inateve ka hapësirë për bashkëpunim, gjithmonë nëse do ta vëmë politikën me këmbë në tokë të parën përtej inateve personale, përtej mungesës në karrierë, përtej padrejtësive që mund të jenë bërë. Unë i konsideroj kolegë, përsa kohë vazhdojnë në një farë mënyrë, quhen opozitarë dhe bëjmë luftë kundër Ramës, për mua vija e kuqe është Edi Rama. Nqs ato kanë i bërë edhe një vijë blu Bashës, është tjetër gjë. Nqs ato qëndrojnë kundër kësaj vije të kuqe, në çfarëdolloj rrethane duhen konsideruar si kontribues në demokracinë shqiptare, pastaj fitojmë apo jo varet nga zotësia e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *