E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shehi: LSI ka gjynahet e veta, largimet e Naços dhe Kokës po e pastrojnë atë parti

Dashamir Shehi ka komentuar edhe largimin e Nasip Naços nga LSI-ja për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, kreu i LZHK-së tha se largimi i emrave të tillë i jep mundësinë LSI-së që të shfaqet më e mirë në sytë e publikut, duke e konsideruar kështu ikjen e ish-ministrit nga radhët e LSI-së, një fatmirësi.

“Ky nuk është bashkim përreth ideologjisë, kështu që LSI ka të drejtën e vet, të mbajë linjën e vet, sic trashëgimtare e disa vlerave të majta, biles ky është investimi më i mirë që ka LSI kështu që mund të japë kontributin e vet në këtë fushë. Sigurisht që ka gjynahet e veta, fatmirësisht në mënyrë vullnetare ish-ministrat e LSI-së po largohen.  Po edhe Nasipi, pa rëndësi kanë emrat, këta i japin një mundësi LSI e bëjnë më të mirë në sytë e publikut, i japin mundësinë të reformohen, të rindërtohen e bëjnë të ri. Nga kjo pikëpamje ne e konsiderojmë të rëndësishëm kontributin, sidomos nga rrethanat që jemi, të domosdoshme.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë