E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shehi: Do bëjmë më të mirën tani që kampionatit po i vjen fundi

Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi kërkon nga ekipi i tij të bëjë më të mirën për tu ngjitur lart në renditje tani që rrugës së kampionatit po i vjen fundi.

 

“Të bëjmë më të mirën se rrugës po i vjen fundi, dhe ne vetë e kemi në dorë të arijmë objektivat tona duke dhënë 100% të mundësive’ deklaroi tekniku i Skënderbeut. Ai doli në konferencën për shtyp para ndeshjes në transfertë me Laçin, ndaj të cilit tha se do të jepet maksimumi me lojë. ‘Është një ndeshje e vështirë, jo vetëm nga kundërshtari, por edhe nga vetë faza ku ka hyrë kampionati dhe objektivat e klubeve.”

Duke folur për një moral të mirë të ekipit pas fitoreve, Shehi tha se gjendja duhet të përmirësohet edhe më shumë për t’u ngjitur lart në tabelë. Oshilacionet e skuadrës tashmë konsiderohen të kaluara, dhe për Shehin duhen sa më pak gabime në këto javë të mbetura.

Reklamë

 

I pyetur për mundësitë e Skënderbeut që të arijë kupat e Europës nga kampionati ose Kupa, Shehi u shpreh se janë në një pikë ku të dyja rrugët kanë të njëjtën gjatësi dhe nuk preferohet asnjëra më shumë se tjetra’.

Vazhdo të lexosh

Reklamë