Subscribe

Një kandidim surprizë që ka sjellë një kthesë të re në garën për kreun e opozitës është ai i deputetit të zgjedhur, Agron Shehaj.

 

Shehaj e ka njoftuar kandidimin në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë parimore. Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendje është mbështetja e madhe që ai ka grumbulluar në rrjetet sociale. Mijëra qytetarë, e uronin në faqen e tij të “Facebook” për vendimin që kishte marrë, ndërsa shprehnin mbështetje maksimale.

 

Në postimin që Shehaj njoftonte kandidimin janë arritur mbi 17 mijë pëlqime dhe më shumë se 4 mijë komente, kryesisht pozitive.

 

Po ashtu, Vizion Plus pyeti qytetarët në një sondazh se cili nga kandidatët do të fitojë zgjedhjet për postin e kreut të PD: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli apo Ibsen Elezi.

 

Duke iu referuar mënyrës se si kanë votuar qytetarët, pjesa më e madhe dëshirojnë që PD të drejtohet nga Agron Shehaj.

 

Mesa duket, Shehaj, i cili ishte edhe kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë një kandidaturë e fortë përballë kreut aktual, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *