Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se brakstisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se Rama po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vendin në një krizë të rrezikshme ekonomike. Sipas tij, edhe paratë e buxhetit, gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.

“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin. RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.”

Mes të tjerash, ai theksoi se bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa “bizneset e Ramës janë duke lulëzuar”.

“Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë! Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *