Opozita e quajti dështim praninë e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Poznanit në Poloni.

 

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj tha se shqiperia nuk përfitoj asgjë nga fondet e unionit, pasi eshte e papërgatitur dhe nuk ka projekte.

 

“Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike. Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook. Është e njejta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit. Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime. Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë Shqipëria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi.Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë. Para katër muajsh, Komisioni i Buxhetit te Parlamentit Europian deklaroi se:  “Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”. Ekonomia është katastrofa më e madhe e qeverisjes së “Rilindjes”. I vetmi projekt ekonomik i Edi Ramës ka qenë vënia nën kontroll e të gjithe ekonomisë së vendit. Të vetmet politika ekonomike të qeverisë kanë qenë grabitja dhe privatizimi de fakto i pasurive të Shqiëprisë në duart e Edi Ramës dhe një grushti klientësh të tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *