E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shefja e ONM për emërimin e Hajnaj në krye të BKH: Hap i rëndësishëm

Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e ka cilësuar një hap të rëndësishëm emërimin e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ajo shpërndau në “Twitter” statusin e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, teksa shprehej se ky emërim i rëndësishëm “kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar kimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi”.

‘’Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri’’, shkruan Calavera.

Për Aida Hajnajn, mësohet se anëtarët votuan me 9 vota pro. Ajo u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë