Gazetari i Uashington Post i cili u vra në mënyrë makabre në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ka regjistruar me orën e tij apple momentet e fundit të jetës së tij. Kjo provë qëndron në duart e shtetit turk, i cili po vijon hetimet për vrasjen e Jamal Khashoggi.

 

Shefja e CIA-s Gina Haspel e cila ishte në një vizitë dyditore në Turqi, ka dëgjuar audion që dokumenton vrasjen dhe më pas është nisur drejt Uashingtonit.

 

Burimet bënë të ditur se gjatë takimeve me zyrtarët turq, shefja e CIA-s, ka thënë se regjistrimet ishin “imponuese”. Nëse konfirmohet, kjo provë rëndon pozitën e Saudisë përballë Turqisë dhe SHBA që po kërkojnë zbardhjen e të vërtetës. Kongresi amerikan ndërkohë, mund të kërkojë një dëshmi të zonjës Haspel për të treguar se çfarë ka dëgjuar saktësisht në Turqi.

 

Nga ana tjetër Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, ka mohuar kategorikisht se Khashoggi është vrarë me urdhër të tij. Ai e quajti ngjarjen një krim të urryer. Mohammed Bin Salman tha gjithashtu se do të dënojë të gjithë personat përgjegjës.

 

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse princi i kurorës do të lejojë një hetim legjitim, pasi ai është akuzuar për një rol të drejtpërdrejtë në vrasjen e Khashoggi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *