Me muzikë dhe energji të mirë, kështu ka nisur edhe dita e sotme në “Ferma VIP”. Mariana, me nota humori, i ka ngarkuar detyrën për t’i bërë kafe Renisit, i cili duhet t’i shërbejë pas shpalljes së saj si kryefermere.
“Shefja do kafe”, tha ajo me shaka.
Megjithatë, Mariana e “urdhëroi” Renisin që të bënte një kafe edhe për vete e më pas ta shoqëronte atë.
“Nuk e dua të gjatë dhe do ta bësh edhe me një detyrë tjetër, do e pimë bashkë”, shtoi ajo.
Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 janë kanalet e paltformës Tring ku mund të ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës çdo gjë që ndodh brenda rrethimit të Fermës VIP./vizionplus.tv/
View this post on Instagram