Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i shtrirë në mijëra hektarë pasuri të paprekura natyrore, po zbulohet rishtas në guidat turistike shqiptare. Përgjatë këtij parku ndodhen edhe shumë fshatra, të cilët dita-ditës janë duke u braktisur për shkak të terrenit të vështirë. Një nga fshatrat ku aktualisht kanë mbetur vetëm baxhot për përpunimin e bulmetit, është Kusari.

 

Ramazan Biçaku prej më shumë se 20 vitesh ka ndërtuar baxhon e tij. Ai tregon se këtu ka lindur babai i tij, nga i cili trashëgoi edhe zanatin.

 

Shqetësues për të mbetet fakti se pavarësisht kërkesës së lartë për produktet e bulmetit ka rënë interesi për mbajtjen e bagëtivë, ndaj ai e ka të vështirë të sigurojë lëndën e parë.

 

Parku Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë vizitohet nga qindra turistë çdo vit, ndaj edhe vizitorët në fshatin Kusar janë të shpeshtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *