Pas muajsh bllokim, më në fund dhoma e përfaqësuesve në SHBA miraroi këtë të shtunë paketën 95 miliardë dollarëshe për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Rreth 61 miliardë dollarë do t’i shkojnë si ndihmë ushtarake mbrojtjes së Kievit kundër agresionit rus.

Pjesa tjetër do të shkojë si mbështetje për sigurinë e Izraelit dhe Tajvanit.

Pas kësaj ligji pritet të kalojë në senat e më pas firms e fundit i takon presidentit Joe Biden.

Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymir Zelenski kishte paralajmëruar se Ukraina do të humbiste luftën nëse kjo paketë vazhdonte të mbahej e bllokuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *