E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, vritet biznesmeni shqiptar në pronën e tij

Pronari i një restoranti në Detroit u vra mëngjesin e së enjtes në derën e lokalit të tij. Sipas mediave lokale 59-vjeçari është Franco Juncaj nga Shqipëria. Franco ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1975 dhe së bashku më vëllain e tij Tony Juncaj prej më shumë se 35 vitesh kishin restorantin e tyre. Sipas hetimeve mendohet se vrasja të ketë ndodhur pas një tentative për vjedhje. Policia beson se agresori e ka njohur viktimën dhe për këtë shkak ai e ka ekzekutuar. Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në një moment kur lokali ishte thuajse i zbrazët. Autoritetet kanë shtuar se xhamat e lokalit ishin të blinduara, por Juncaj i mbante dyert hapur duke qenë se kishte krijuar besim tek banorët dhe klientët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë