E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA: Vladimir Putin ka hequr dorë nga pushtimi i Kievit

“Vladimir Putin ka hequr dorë nga marrja e Kievit”.

 

Kështu pretendon ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, sipas të cilit presidenti rus “mendoi se mund të pushtonte shumë shpejt Ukrainën, ta kapte shumë shpejt këtë kryeqytet.

 

Reklamë

“ Ai gaboi. Unë mendoj se Putini hoqi dorë nga përpjekjet e tij për të marrë nën kontroll. kryeqytetin dhe tani është fokusuar në jug dhe në lindje të vendit”, u shpreh Austin.

 

Këtë të premte forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga veriu i Ukrainës sipas një lajmi të bërë të ditur nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

 

Po ky burim bëri të ditur se këto njësi do të rigrupohen në frontin lindor, por zhvendosja do të zgjasë të paktën një javë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë