Nuk ka të ndalur “lufta e deklaratave” mes presidentit amerikan Donadl Trump dhe ish-sekretarit të shtetit Rex Tillerson.

 

Gjatë një interviste për mediat, Tillerson nuk i kurseu kritikat për shefin e shtëpisë se bardhe, duke e quajtur atë një njeri të “padisiplinuar e që nuk i pëlqen të lexojë”.

 

Sipas ish-sekretarit, Trump madje nuk lexon as raportet shtetërore.

 

Menjëherë pas këtyre deklaratave, presidenti amerikan reagoi me anë të një postimi në Twitter, ku e konsideron Rex Tillerson si një budalla.

 

“Mike Pompeo është duke bërë një punë të mrekullueshme, jam shumë krenar për të. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, nuk kishte kapacitetin mendor të nevojshëm. Ai ishte budalla dhe unë nuk mund të shpëtoja prej tij më shpejt”, shkruajti Trump ne llogarinë e tij.

 

Gjykimi i Trump ndaj Tillerson ishte totalisht ndryshe kur ai e emëroi atë. Në dhjetor të 2016-es, për kreun e shtëpisë së bardhe Tillerson ishte një “lojtar i klasit botëror qe kishte bërë marrëveshje të mëdha”.

 

Marrëdhënia e presidentit amerikan me ish-sekretarin e shtetit, u ftohen pas një sere përplasjesh mbi Korenë e Veriut, Rusinë dhe Iranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *