E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA vendos ndalim-hyrje për kryeministrin çeçen

Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev.

 

Sipas njoftimit nga Departamenti i Shtetit ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka “informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

 

Reklamë

Gjithashtu Departamenti i Shtetit thekson se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”.

 

Ndërkohë OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev.

Vazhdo të lexosh

Reklamë