Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

SHBA vazhdon monitorimin e balonës së dyshuar kineze të përgjimit

3 Shkurt 16:56

Një balonë që dyshohet se është kineze dhe që përderet për përgjime po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh, thanë zyrtarët amerikanë të enjten. Nëse kjo konfirmohet ky do ishte një veprim i rëndë, që po ndodh disa ditë para një udhëtimi të planifikuar në Pekin të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kina tha sot se po “verifikonte” raportet për balonën e dyshuar dhe bëri thirrje që kjo çështje të trajtohet “me qetësi dhe maturi”.

 

 

 

Objekti që duket se është një balonë përgjimi është vërejtur mbi qytetin Billings, në Montana. Ajo po fluturon në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë. “Po shikoja nga dritarja si zakonisht, kur vura re balonën. Në fillim mendova se ishte një yll, por kjo s’kishte mundësi pasi ishte mesi i ditës. Më pas e kuptova se ishte shumë i madh për të qenë yll”, tha zoti Doak.

 

 

 

Incidenti mund të nxjerrë në pah deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për një vizitë për të cilin kishin rënë dakord në nëntor presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping. Zbulimi i balonës së përgjimit mund të ndikojë mbi këto plane. John Parachini, studiues ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin RAND thotë se koha kur ky incident po ndodh “është për të ardhur keq”. “Nuk është e qartë se balona mund të bëjë ndonjë përgjim më të madh, se sa satelitët kinezë. Presidenti Biden ka folur për mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura me qeverinë kineze. Udhëtimi i Sekretarit Blinken në Kinë në ditët në vijim ishte pjesë e kësaj përpjekjeje. Kjo tani krijon një ndërlikim si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Kinën dhe është një provokim për të ardhur keq”, tha zoti Parachini.

 

 

 

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy shprehu zemërimin e tij në rrjetin social Twitter. “Mospërfillja e pacipë e Kinës për sovranitetin e SHBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar”, shkroi ai në Twitter. “Presidenti Biden nuk mund të heshtë”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Pekini po “verifikonte” situatën dhe paralajmëroi kundër spekulimeve. “Kina është një vend i përgjegjshëm, që ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe nuk ka ndërmend të shkelë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Lidhur me këtë çështje, jemi në procesin e verifikimit të situatës dhe shpresojmë, që të dyja palët ta trajtojnë atë së bashku me qetësi dhe kujdes”, tha zonja Mao.

 

 

Balona përgjimi kanë fluturuar disa herë mbi Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit, por ky balon duket se ka qëndruar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha një nga zyrtarët amerikanë. Zyrtarët thanë fillimisht se avionët luftarakë u mobilizuan për ta goditur atë. Por, Pentagoni këshilloi presidentin Biden të mos e bënte këtë nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Dyshime monitorimi i balones Përgjim SHBA

Nga e njëjta kategori

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

më shumë...

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.