E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Tirani e maskuar në Gjermani! Rubio, Vance dhe Musk kritikojnë ashpër shpalljen e AfD forcë ekstremiste

Klasifikimi i partisë gjermane AfD si organizatë ekstremiste ka ngjallur reagime të shumta edhe përtej oqeanit.

Sekretari amerikan i shtetit Macro Rubo e cilësoi vendimin si të padrejtë duke akuzuar qeverinë gjermane për tirani të maskuar.

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën. Kjo nuk është demokraci, është tirani e maskuar. Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD, por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin me kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton. Gjermania duhet të ndryshojë kursin”, tha Rubio.

Nënpresidenti JD Vance reagoi ashpër gjithashtu, duke thënë se qeveria gjermane po ngre sërish murin e Berlinit, ndërsa theksoi mbështeten popullore ndaj Partisë së Ekstremit të Djathtë.

Reklamë

Miliarderi Elon Musk, edhe ai anëtar i administratës amerikane, i cili ka mbështetur gjatë fushatës zgjedhore Alternativën për Gjermaninë, tha se ndalimi i partisë do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë.

Ministria e Jashtme gjermane iu përgjigj akuzave duke mbrojtur vendimin e agjencisë spiunazhit.

“Kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Vendimi për shpalljen ekstremiste të AfD,  hap rrugën për masa më të ashpra për të monitoruar partinë për aktivitete të dyshuara të paligjshme, duke përfshirë përgjimin e komunikimeve telefonike, vëzhgimin e mbledhjeve të saj dhe rekrutimin e informatorëve sekretë.

Parlamenti gjerman gjithashtu mund ta përdorë këtë cilësim për të justifikuar një përpjekje për të shkurtuar ose bllokuar fondet publike për partinë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë