Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e nënshkruar me Rusinë për armët berthamore. Sipas presidentit amerikan Donald Trump, Kremlini ka shkelur marrëveshjen. Shefi i shtëpisë se bardhe tha se nuk do të lejojë qe Moska të vazhdojë të prodhojë armë që nuk lejohen nga Uashingtoni.

 

Donald Trump: “Rusia e ka shkelur marrëveshjen për vite të tëra, dhe unë nuk e di pse ish presidenti Barack Obama nuk ka negociuar apo pse nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Ne ishim pala që e respektuam marrëveshjen, por Rusia për fat të keq nuk e respektoi, ndaj dhe kjo është arsyeja pse po tërhiqemi.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se paraardhësi i tij ishte nën presionin e udhëheqësve europianë sipas te cilëve tërheqja mund te nxiste një gare armësh.

 

Trump paralajmëroi se nëse Rusia e Kina nuk bashkëpunojnë për një marrëveshje të re, atëherë shtetet e bashkuara do të prodhojnë armët e tyre. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton pritet të zhvillojë një vizitë në Moskë në ditët në vijim për bisedime.

 

Marrëveshja qe ka për qëllim mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Largët u nënshkrua në vitin 1987 në Washington mes SHBA-ve dhe Rusisë. Marrëveshja parashikonte ndalimin e të gjitha armëve bërthamore dhe jo bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *