SHBA tregojnë muskujt ndaj Koresë se Veriut, pak dite pasi vendi njoftoi se kishte testuar me sukses një bombe me hidrogjen. Një avion bombardues B-52 u shfaq ne qiell mbi një baze ajrore te Koresë se Jugut shume pranë kufirit me fqinjin verior. Ai shoqërohej nga avionë te tjere amerikane dhe koreano-jugore. Uashingtoni e argumentoi dërgimin e avionit si nje përgjigje ndaj provokimeve te Koresë se Veriut, por edhe si prove e angazhimit te saj për te mbrojtur aleatin aziatik. Ne rajon pritet te dërgohet edhe nje aeroplanmbajtëse amerikane. Tensionet mes Penianit dhe fqinjëve te tij jane rritur, pas pretendimeve per testin e bombës, ndonëse ekspertet jane skeptike qe kjo te kete ndodhur. Aleati i tij kryesor Kina dhe OKB po përgatisin masa te reja kundër Penianit, i izoluar per shkak te testeve te mëparshëm bërthamore. Lideri koreano-verior Kim Jong Un e ka cilësuar aktin e fundit vetëmbrojtje per te parandaluar nje lufte bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *