Subscribe

Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, ka mirwpritur Sekretarin Blinken në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA

Sekretari Blinken shprehu mirënjohejn e tij për partneritetin me Shqipërinë, e cila hapi dyert për refugjatët afganë të cilët ikën nga lufta.

Lexo edhe :

Related Posts

Blinken: Të rinjtë janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë. Para se të vija këtu, isha në ambasadën tonë (ambasadën amerikane) dhe u takova me disa familje afgane që ndodhen në Shqipëri dhe presin të udhëtojnë drejt SHBA-së. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ata me krahët hapur, por edhe mënyra si po i mirëprisni që është shumë e rëndësishme.

Sekretari Blinken shtoi se marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA u vendosën rreth 100 vjet më parë, por për gati 50 vite pothuajse nu kekzistonin. Tani ai u shpreh i bindur se dy vendet do ta bëjnë botën më të sigurt dhe më stabël dhe vlerësoi rolin e Sqhipërisë në ndërtimin e së ardhmes.

Blinken: Ne duam të mësojmë prej jush, ashtu siç shpresojmë të mësoni dhe ju nga ne. Në 30 vitet e fundit kam udhëtuar në mbarë botën. Diku në çdo vend ka një person që ka ide origjinale për të zgjidhur një problem. Por nëse kjo eksperiencë nuk mund të ndahet, bota nuk mund të përfitojë nga kjo eksperiencë. Pra sa më shumë të ndsjmë këto ide aq më i ngushtë do të jetë bashkëpunimi. Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri për gati 50 vjet nuk ekzistonin, por në shekullin e ri vendet tona do ta bëjnë botën më të sigurt dhe më stabël. Ju do jeni ata që do ta bëni këtë. Unë jam shumë mirënjohës për rolin tuaj të gjithë juve këtu dhe shpresoj shumë në rolin tuaj për ndërtimin e kësaj të ardhmeje./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *