E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, shkarkohet numri dy i FBI

Vazhdon hakmarrja e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ndaj Shërbimeve të inteligjencës Amerikane per hetimin mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës.

 

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions, ka shkarkuar një ditë para daljes në pension zëvendësdrejtorin e FBI Andrew Mçabe, i cili është kritikuar nga Trump se ka shfaqur “paragjykim” në hetimin në lidhje me raportet e fushatës së tij me Rusinë.

 

Reklamë

Në vendimin e shkarkimit thuhet se “zëvendës drejtori i FBI Mçabe ka bërë një zbulim të paautorizuar para mediave dhe në disa raste nuk ka qenë i sinqertë”.

 

Turmp e ka sulmuar edhe më herët Mçabe se është treguar i njëanshëm dhe në favor të Clintonit gjatë hetimeve.

 

Por, në një reagim para mediave zyrtari i shkarkuar është shkrehur se “sulmi ndaj tij është pjesë e një përpjekjeje të madhe për të dëmtuar FBI-në, zbatuesit e ligjit dhe pjesëtarët e inteligjencës.”

 

Shkarkimi vjen nëntë muaj pasi Trump largoi James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së për shkak të mënyrës se si po trajtonte hetimin për Rusinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë