E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Rusia do kaos në Ballkan, të hapen negociatat për Shqipërinë e MV

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer lesheon serish alarmi per rrezikun rus. Sipas zyrtarit te larte amerikan Moska synon te krijoje kaos dhe tension në vendet e rajonit.

 

MATTHEW PALMER

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN

Reklamë

Ne jemi të shqetësuar për qëllimet ruse në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Rusia preferon një Ballkan Perëndimor që është i ndarë, që ka elemente kaosi, një zonë ku rusët mund te krijojne tension për ta përdorur si një pykë midis Ballkanit Perëndimor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

 

I derguari I Uashingtonit thekson se Shtetet e Bashkuara kanë shpresa të mëdha që Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet e pranimit muajin e ardhshëm  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

MATTHEW PALMER

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN

 

Ne mendojmë se të dyja vendet i meritojne negociatat. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kenë rrugë të qartë dhe perspektivë evropiane. Pyetja me të cilën Këshilli Evropian do të ballafaqohet në takimin e marsit, është nëse do të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Si Brukselit ashtu edhe Uashingotni i kane bere thirrje vendeve antare te unionit te korrigjojne gabimin e vjeshtes se kur keshilli europian nuk ia doli te arritnte kopnsensusin per Shqiperine dhe Maqedonine e veriut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë