Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

SHBA provokon Rusinë/ Super manovra ushtarake në Detin e Zi

28 Qershor 10:09

Emërtimi “Flladi i detit” tingëllon romantik për një manovër ndërkombëtare ushtarake, që këtë vit jo vetëm që është shumë e madhe, por provokon edhe Moskën.

Në manovrën ushtarake, që drejtohet nga SHBA dhe Ukraina, marrin pjesë mijëra ushtarë, si edhe duzina avionësh e anijësh nga 32 vende. Ushtria amerikane ka bërë të ditur, se manovra do të zgjasë dy javë, dhe është një nga më të mëdhatë në Detin e Zi që nga viti 1997. Moska e shikon si provokim manovrën që kryhet para territorit të saj dhe i kërkoi Uashingtonit të heqë dorë.

Pak pas apelit drejtuar SHBA-së pati një incident në afërsi të Gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Sipas të dhënave të Moskës, roja bregdetare ruse largoi nga ujërat e saj luftanijen britanike “HMS Defender”. Mediat britanike e konfirmuan këtë, por theksuan, se anija vazhdoi kursin e saj. Qeveria në Londër kishte folur për një stërvitje ushtarake ruse, që nuk kishte lidhje me „Defender”. Kurse sipas Moskës, luftanija britanike kishte hyrë tre kilometra në territorin rus.

Moska: Manovra është provokim

Rusia ka përdorur fjalë të qarta për SHBA në lidhje me manovrën: “Përmasat dhe mënyra dukshëm agresive e manovrave ushtarake nuk i përgjigjen në asnjë mënyrë nevojave reale të sigurisë në rajonin e Detit të Zi”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësja, Maria Saharova e cilësoi manovrën si provokim, që ka si synim sjelljen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Në prill marshimet e trupave ruse dhe ukrainase përgjatë kufirit lindor të Ukrainës sollën shqetësime në nivel ndërkombëtar dhe frikën se konflikti mund të shkallëzohej sërish. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca në vitin 2015 ndërkohë ka ngrirë. Më shumë se 13.000 vetë kanë humbur jetën në konfliktin lindor në Ukrainë./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Deti i Zi Manovra ushtarake Provokim Rusi SHBA

Nga e njëjta kategori

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

më shumë...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin, po vuajmë pasojat te karburantet

më shumë...

Rusia nxjerr në provë armën strategjike, testohet raketa balistike ndërkontinentale

më shumë...

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.