Ambasada e SHBA në Tiranë në kuadër të punës për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik, është shprehur se  qeveria amerikane mbëshet me krenari financimin e këtij projekti, i cili kap vlerën 7 milionë dollarë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan fondi 3,5 milionë dollarë që Shqipëria mori vitin e kaluar, do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik

 

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *