Bota
SHBA/ Po planifikonte sulme terroriste, arrestohet i riu

Policia e shtetit Ohajo të SHBA-së, ka arrestuar një person, për të cilin besohet se ka kërcënuar se do të sulmojë me të shtëna një qendër të komunitetit hebre.
James Reardon, 20 vjeçar, u arrestua pasi kishte postuar një video të dyshimtë në internet, ku shkruante se “policia ka identifikuar sulmuesin në qendrën hebreje. Ai është Seamus O’Reardon, një nacionalist i bardhë”.
Policia beson se ky emër është pseudonimi i James Reardon.
Një kontroll në shtëpinë e tij zbuloi disa armë, dhe një maskë gazi, tha policia.
Reklamë
Gjatë kontrollit është gjetur edhe material me përmbajtje të nacionalistëve të bardhë.
Të shtënat në një sinagogë në Pittsbourg, vitin e kaluar, lanë të vdekur 11 persona./ REL
Vazhdo të lexosh
Reklamë




