Vendi
SHBA pershendet debimin e diplomateve iranian nga Shqiperia

Debimi i dy diplomateve iranian nga qeveria shqiptare eshtë përshëndetur nga zyrtaret më të lartë të Shba. Fillimisht sekretari i shtetit Mike Pompeo me anë të një postimi në tëitter vleresoi veprimin e kryeministrit Rama për dëbimin e dy agjenteve iranian të cilët sipas tij po organizonin sulme terroriste në Shqipëri. Më pas këshilltari për sigurine i presidentit Trump John Bolton, po në tëitter ka njoftuar se kryeministri Rama ka dëbuar nga vendi ambasadorin Iranian në Tiranë. Bolton shton se Shba qëndron në krah të qeverisë dhe popullit shqiptar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë





