Komunikimet e përgjuara të siguruara nga Shtetet e Bashkuara konfirmojnë se grupi i Shtetit Islamik në Afganistan është përgjegjës për dy bombardimet në Kerman, Iran, që vranë afro 100 njerëz, thanë dy burime me njohuri për informacionin.

“Informacioni është i qartë dhe i padiskutueshëm”, shkruajnë mediat ndërkombëtare duke iu referuar burimeve të sigurisë amerikane.

Të dy burimet, të cilët kërkuan të mos identifikohen për të diskutuar çështjen e ndjeshme, thanë se informacioni përfshinte komunikime të përgjuara, pa dhënë detaje.

Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *