E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA paralajmëron sanksione kundër Rusisë nëse vërtetohet helmimi i kritikut të Putin

Zv.sekretari amerikan i shtetit, Stiven Bigan deklaroi se Rusia do të përballet me sanksione serioze, në rast se konfirmohet versioni që kritiku i Putin, Aleksei Navalni eshte helmuar.  

Ndërkohë, në pritje të deklaratës zyrtare nga mjeket në Gjermani, ku Navalni po merr trajtim, Berlini i bëri kërkesë Moskës që të hetojë këtë rast dhe të ndëshkojë autorët.

Lideri i opozitës ruse u ndje keq gjatë fluturimit nga Toms drejt Moskës. Avioni me të cilin po udhëtonte u detyrua të bënte ulje urgjente, e më pas Navalny u dërgua në spital në Siberi në gjendje kome. Dyshimet janë se ai mund të jetë helmuar pas konsumit të çajit.

Kritiku i Putinit,  njëherësh dhe kundërshtari kryesor i presidentit rus ka qënë në shënjestër të sulmeve të Kremlinit vitet e fundit. Ai madje ka vuajtur disa dënime me burg në vitin 2018 dhe 2019. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë