E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA nxjerr emrat e Doshit, Dakos e Lallës: Zyrtarët e korruptuar kurrë më vizë amerikanë/ VIDEO

Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook ka risjellë në vëmendje përkushtimin për të qënë krah institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, ashtu sikurse është prioritet në të gjithë botën.

 

Ambasada shton se gjatë kësaj jave do të postojë herë pas herë informacione në lidhje me sanksionet që SHBA ndërmerr ndaj të gjithë atyre zyrtareve të një vendi të cilët janë të përfshirë në raste korrupsioni të mëdha.

 

Reklamë

Në të tilla raste, shton ambasada amerikane, sekretari I shtetit ka të drejte ti ndaloje hyrjen përgjithmonë në SHBA zyrtarit dhe gjithë familjes së tij apo të saj.

 

Ambasada madje e ka bërë më konkrete videon e parë ilustruese duke publikuar emrat e politikaneve Tom Doshi dhe Vangjush Dako si dhe ish kryeprokurorin Adriatik Lalla të cilët ambasada I ka “djegur” duke mos I dhënë më vizë për në SHBA jo vetëm atyre por edhe familjareve.

 

 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë