E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SHBA “ngrin” emigrimin, Basha: 41.3% e shqiptarëve përfitonin në Amerikë! Shkurti: Nuk lidhet me ndëshkimet politike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar ditën e djeshme vizat e emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

Faik Basha, ekspert i sigurisë, i ftuar në studion e QUO VADIS  në Vizion Plus, theksoi se politika e Donald Trump ka qenë gjithmonë kundër emigracionit, duke vënë në dukje se rreth 41.3% e emigrantëve përfitonin nga skemat sociale.

Reklamë

Basha sqaroi gjithashtu se politikat e kufizimit nuk lidhen me vizat turistike, duke theksuar se për turizëm hyrja mbetet e lirë, ndërsa filtrimi bëhet për ata që aplikojnë për qëndrim të përhershëm.

Ndërkohë, gazetari dhe analisti Armir Shkurti theksoi se kjo është një çështje e brendshme e SHBA-së dhe nuk duhet përdorur për debate politike në Shqipëri.

Reklamë

Sipas Shkurtit, masat e marra nuk lidhen me ndëshkime politike ndaj vendeve të caktuara, duke e cilësuar absurd pretendimin se kufizimet kanë të bëjnë me qeverinë shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Basha: Shqiptarët që jetojnë atje, 41.3% përfitonin në Amerikë, dhe politika e Trump është kundër emigracionit. Madje lexova që edhe pesha do të bëhej kriter, nëse je obez, nuk pranohesh. Ai do njerëz që punojnë, jo dembelë dhe përfitues. Kështu që, për ta mbajtur atë vend, duhet të punosh.

Metani: Së fundmi është edhe kampionati i futbollit, ndoshta hallkat e sigurisë e kanë parë si mundësi të mirë për të ndaluar personat e padëshiruar.

Basha: Për turizëm ai thotë “hajde sa herë të duash”. Kush do që aplikon dhe bëhet rezident i përhershëm, këta do t’i filtrojnë ata. S’ka lidhje me vizat turistike.

Shkurti: Nuk kemi pse të bëjmë politikë me diçka që është çështje e SHBA-së. BE është sulmuar nga emigracioni i pakontrolluar. Me të njëjtën armë është sulmuar edhe SHBA. Krimi ushqente emigracionin, qytetet ishin bërë të pasigurta. Trump ka marrë këtë masë, por nuk duhet të bëjmë politikë me këtë gjë. Nuk mund t’i tallim popullit e t’i themi që e bëri se kemi qeveri të keqe, Trump të merret me Edi Ramën. Është absurde të thuash “po ju heq vizat juve që të ndëshkoheni se mbani Ramën”, por po ua heq vizën edhe 74 shteteve të tjera.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë