Shtetet e Bashkuara të Amrerikës janë bërë vatra e re e koronavirusit. Aktuliasht numërohen më shumë se 104 mijë të prekur nga kovid 19 dhe më shumë se 1,700 persona kanë vdekur.

 

Mediat amerikane shkruajnë se spitalet tashmë janë të mbingarkuar, pasi shkalla e rasteve të reja po rritet ndjeshëm.

 

Shteti i Nju Jorkut shënon numrin më të lartë të të prekurve me kovid 19, ndërsa guvernatori Andrju Cuomo parlajmëroi se ky është vetëm fillimi dhe se do të duhen të paktën 21 ditë që epidemia të arrijë kulmin e saj.

 

Ndërsa në shtetin e Los Angeles, rastet e reja janë trefishuar ditët e fundit.

 

Për t’ju përgjigjur mungesave me pajisje mjekësore të spitaleve, presidenti Trump ka urdhëruar kompaninë e automjeteve “General Motors” që të prodhojë aparatura për frymëmarrje për pacientët e infektuar.

 

Ai madje kritikoi kompaninë se nuk po vepron mjaftueshëm për të prodhuar pajisje në kohën që epidemia po arrin kulmin në SHBA.

 

DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Ne jemi duke prodhuar shumë ventilatorë tashmë përmes Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes. Ne do të ndihmojmë në sigurimin e prodhimit të shpejtë të ventilatorëve që do t’i shpëtojnë jetën amerikanëve. Bisedimet tona me General motors në lidhje me aftësinë e saj për të furnizuar me ventilatorë kanë qenë frytdhënëse, por lufta jonë kundër virusit është shumë urgjente dhe nuk ka kohë për të humbur”.

 

Trump nënvizoi “Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes” i cili lejon një president të detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.

 

Presidenti u shpreh optimist se brenda 100 ditëve të ardhshme do të jenë prodhuar 100 mijë paisje te tilla.

 

Por shumë guvernatorë shprehen pesimistë se nuk kanë pajisje të mjaftueshme për të përballuar krizën që mund të shfaqet në ditët në vijim.

 

Aktualisht më shumë se 196 amerikanë janë të detyruar të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.

Për të përballuar pasojat ekonomikë që ka shkaktuar kriza e koronavirusit, Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten paketën më të madhe të ndihmës emergjente në historinë e vendit, prej 2 trilionë dollarësh, duke vënë në lëvizje një mbështetje të fuqishme financiare për miliona amerikanë të goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

 

Disa nga elementët kryesore të kësaj pakete përfshijnë ceqe për individët dhe familjarët, bizneset e vohgla dhe të mëdha, spitalet dhe personelin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *