Ndërsa virusi Zika është kategorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me të njëjtën rrezikshmëri si dhe “Ebola”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë shënuar dhe rastet e para me këtë sëmundje, po marrin masa për të përballuar një situate emergjence. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të kërkoje nga kongresi në Shtetet e Bashkuara aktivizimin e një fondi rezervë prej 1.8 miliardë dollarësh, si një masë paraprake nëse Zika përhapet me shpejtësi dhe në Amerikë. Autoritetet në SHBA i frikësohen rritjes së numrit të rasteve, sidomos gjatë muajve të verës. Zika është një virus që përhapet nga mushkonja tigër. Simptomat e tij te të rriturit janë ethet dhe dhimbjet e forta të kokës. Por pasojat më fatale i vuajnë gratë shtatzëna, pasi lindin fëmijët me përmasa koke jo normale. Shkencëtarët kanë zbuluara se virusi Zika mund të zbulohet përmes analizave të urinës dhe pështymës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *