Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

SHBA: “Ndërprerja e luftimeve nga Izraeli nuk është përgjigja e duhur”

31 Tetor 14:30

“Ne nuk besojmë që ndërprerja e luftimeve është përgjigjja e duhur”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit radikal-islamik që sundon në Gaza. Hamasi kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe si organizatë terroriste.

John Kirby theksoi, se “ne nuk e mbështesim aktualisht ndërprerjen e luftimeve”. Në vend të kësaj duhet menduar për “pauza” të caktuara për të sjellë mallrat e ushqimet për popullsinë civile në Gaza. Në të njëjtën kohë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë u tregua i bindur, se ” në ditët e ardhshme” mund të arrihet që të hyjnë “përditë disa qindra kamionë” në zonat palestineze. Sipas të dhënave të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit kanë hyrë në zonën e rrethuar 144 kamionë.

Më parë ishte kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, që kishte refuzuar armëpushimin. “Pra, ashtu si SHBA pas bombardimit të Pearl Harbor apo pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit nuk miratuan ndërprerjen e luftimeve, edhe Izraeli nuk do të bjerë dakord për ndalimin e luftimeve me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Sipas Netanjahut “thirrjet drejtuar Izraelit për ndalimin e luftimeve janë thirrje për të kapitulluar para Hamasit, para terrorizmit dhe barbarisë. Kjo nuk do të ndodhë.”

Luftën kundër Hamasit Netanjahu e krahasoi me luftën e Aleatëve kundër nazizmit. Në Luftën e Dytë Botërore megjithë viktimat civile nuk iu tha, “mos e shfarosni nacionalsocializmin”. Një gazetar e kishte pyetur më parë Netanjahun, nëse Izraeli me sulmet ajrore i ndëshkon kolektivisht njerëzit në Gaza për terrorin e Hamasit.

Ushtria e Izraelit ka vazhduar të martën luftën kundër Hamasit me trupa tokësore. Trupat izraelite gjenden “në pjesë të ndryshme të veriut të Rripit të Gazës”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus. Në Rripin e Gazës janë dërguar avionë luftarakë, tanke, dhe buldozerë.

 

Sulm masiv më 7 tetor

Qindra terroristë të Hamasit kaluan më 7 tetor mbrojtjen kufitare izraelite dhe vranë ushtarë dhe civilë të pambrojtur. Disa viktima u torturuan. Më shumë se 200 vetë u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës. Hamasi bombardoi edhe me mijëra raketa Izraelin. Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite në sulmet e Hamasit humbën jetën 1400 vetë dhe 220 vetë u morën peng. Në kundërsulmet izraelite që pasuan, sipas të dhënave të Hamasit, kanë jetën më shunë se 8000 vetë në Rripin e Gazës. Të dhënat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./DW

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
hamas Izrael luftime SHBA

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

më shumë...

Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%

më shumë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.