Shtetet e Bashkuara së shpejti pritet që të pezullojnë përgatitjet për lëvrimin e avionëve luftarakë F-35 Turqisë, kane thanë zyrtarët amerikanë.

 

Një vendim i tillë pritet të jetë dhe sinjali më i fortë i Uashingtonit se Turqia, aleate e NATO-s, nuk mund të ketë njëkohësisht aeroplanë të avancuar amerikanë dhe një sistem rus S-400 të mbrojtjes ajrore, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

 

Ndërkohë SHBA nuk kanë arritur ta bindin Presidentin Recep Tayyip Erdogan se blerja e sistemit rus të mbrojtjes ajrore do të kompromentonte sigurinë e avionëve luftarakë F-35.

 

“S-400 është një kompjuter, edhe F-35 është një kompjuter. Nuk mund të lidhësh kompjuterin tënd me atë të kundërshtarit dhe në fakt pikërisht kjo do të ndodhte, tha për agjencinë Reuters Katie Ëheelbarger, ndihmës sekretare e mbrojtjes për sigurinë ndërkombëtare.

 

Megjithëse ende nuk është marrë ndonjë vendim, zyrtarët e SHBA.

 

Edhe pse Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Turqia ende mund të heqë dorë nga sistemi rus S-400, ekspertët thonë se zoti Erdogan ndoshta e ka futur veten në një rrugë pa kthim me retorikën e tij. Ai ka thënë disa herë se nuk do të ndryshojë kurs lidhur me sistemin S-400.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *