E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA: Mos e nënvlerësoni kërcënimin bërthamor rus

Drejtori i CIA-s, William Burns, nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të vendosë të përdorë një armë bërthamore taktike ose me intensitet të ulët, në dritën e vështirësive të hasura nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Në një fjalim në Universitetin e Georgia Tech në Atlanta, fjalimi i tij i parë publik që nga emërimi i tij, Burns tha se ky kercenim nuk duhet marre lehte.

“Në dritën e dëshpërimit të mundshëm të Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, dhe pengesave ushtarake që ata kanë pësuar deri më tani, askush nga ne nuk mund ta marrë lehtë kërcënim që vjen nga përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore taktike ose armëve bërthamore me intensitet të ulët.

 

Nje dite me pare Presidenti Biden deklaroi se lufta ne Ukraine mund te zgjase pergjate gjithe vitit 2022 ndaj SHBA eshte e angazhuar sipas tij qe te ndihmoje ushtrine ukrainase me sa me shume arme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë